Lajme

Tahiri thotë se qeveria Kurti po tallet me qytetarët: Ndalni joystickat, ngrohuni me qebe…

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 28 December 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë qeveria e Kosovës në këtë krizë të thellë energjetike po gjen kohë edhe të tallet me qytetarët.

Tahiri ka deklaruar se kërkojnë nga qeveria të jenë më serioz për këtë gjendje dhe gjendet një zgjidhje e jo të kërkohet fajtori.

“Kohëve të fundit kanë filluar talljet me qytetarë si ndalni dritat e ngrohuni me qebe. Kurti është zotuar se me qeverisjen e tij do të ulë çmimin e energjisë elektrike. Sot nga pozita e udhëheqësit thotë se ose duhet reduktime ose shtrenjtim të energjisë. Qeveria po vepron pasi po ndodhë e keqja dhe problemi. Gjithë kohën kërkohet fajtori por jo zgjidhja e problemit”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Sipas tij, qeveria nuk e ka pasur asnjëherë në qendër qytetarin dhe se është dashur të jetë më largpamëse dhe të blinte energji kohë më parë.

“Kosova është duke u përballur me krizën më të madhe që prej pavarësisë. Ajo që na bënë edhe më të shqetësuar është fakti që Qeveria dhe kryeministri, janë duke injoruar këtë problem duke e bartur fajin te palët e treta. Si ka mundësi të harrojnë që tash e sa vjet nuk ka pasur mungesë të energjisë në këtë nivel. Deri më sot nuk po shohim asnjë veprim e as strategji konkrete që do të zgjidhte këtë problem. Qeveria nuk e ka pasur asnjëherë në qendër qytetarin. Kjo qeveri është dashur të jetë më largpamëse dhe të blinte energji”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera