Lajme

Tahiri: Tensionet në veri sjellin kompromisin e radhës të Kurtit në dialog

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 26 May 2023

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në veri.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këto tensione do të sjellin lëshimin e radhës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëj në dialogun me Serbinë.

Sipas saj, Kurti vazhdimisht ka reaguar në këtë mënyrë.

“Tensionet ne veri sjellin kompromisin e radhes te Kurtit, keshtu ndodhi krejt kohen qysh e ka filluar dialogun me Serbine”, ka shkruar Tahiri.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

42,000,000 € u paguan për 11 vjet për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara

Të tjera