Lajme

Tahiri: Të hënën mbahet seanca e radhës, do të diskutohet Ligji i Pagave

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 08 December 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të hënën do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit ku do të diskutohet edhe Ligji i Pagave në sektorin publik.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se AAK ka përgatitur amandamentin që do ta prezantojë sa i përket Ligjit të Pagave.

“U vendos që seanca e radhës të mbahet të hënën me datë 13, si AAK në seancën e radhës do të diskutojmë tepër të rëndësishme që e kemi ngritë në Kuvend atë të pagave në sektorin publik. Mendoj se ky debat po vjen në kohë të duhur para miratimit të buxhetit që do të ndodhë me 22 dhjetor dhe shpresojmë se ky debat përmes një rezolute që do ta ngrisim dhe përmes amandamentit që ne e kemi bërë për pagat në sektorin publik të realizohet dhe më 22 dhjetor të buxhetojmë Ligjin e Pagave në mënyrë që më së largu deri më 1 mars të hyjë në funksion Ligji që rregullon pagat në sektorin publik”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera