Lajme

Tahiri: Tani nuk na duhen emërime politike por qeveri efikase

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 05 April 2020

Ish Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se e kishte mirëpritur vendimin e Kryministrit në detyrë, Albin Kurti për zvogëlimin e ministrive.

“Zvogëlimi i numrit të ministrive ishte njëri ndër vendimet e Kryeministrit Kurti të cilin e përkraha publikisht, pasi që ishte edhe në përputhje me parimet e proklamuara në Draft Ligjin për Qeverinë, i cili ishte përgatitur nga ekipi im gjatë kohës kur kam udhëhequr reformën shtetërore një vit më pare”, ka thënë ai.

Por sipas tij kjo tani po e humb efektin sepse qeveria Kurti po emëron këshilltarë e zëvendësministra tani kur qeveria është rrëzuar dhe sipas tij nuk sjell ndonjë dobi për vendin, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Fatekeqesisht, tani edhe ky vendim po e humb efektin e vet pasi që Kryeministri në dorëheqje po vazhdon me emërime të panevojshme politike nëpër qeveri, duke emëruar këshilltarë dhe zëvendësministra të cilët tani kur Qeveria është shkarkuar nuk mund të sjellin asnjë dobi për vendin, përveç krijimit të shpenzimeve të panevojshme financiare të cilat do të rëndojnë buxhetin e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit tani Koosva ka nëvojë për një qeveri efikase dhe jo për emërime politike.

“Në këtë kohë Kosovës nuk i duhen emërimet politike, por qeveri efektive që prioritet mbi prioritete e ka luftën kundër COVID-19.”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera