Lajme

Tahiri takon Këshillin e Bashkësisë Islame, thot se bashkëpunimi me KBI është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 30 September 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot është takuar me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri me të cilët ka biseduar për zhvillimin e mirëqenien e qytetarëve të Vushtrrisë dhe i ka falenderuar mbështetjen e bashkëpunimin në këto 4 vite.

“Bashkëpunimi i mirë në mes të Komunës e Bashkësisë Islame është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë, prandaj do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm” shprehet Tahiri.

Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

-Advertisement-

Kohën në mes Ikindisë e Akshamit e kaluam me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri. Bashkë me Prof. Shemsi Rrahimi e imamët e nderuar biseduam për zhvillimin e mirëqenien e qytetarëve të Vushtrrisë.

I jam falënderues KBI në Vushtrri për mbështetjen e bashkëpunimin në këto 4 vite në Komunë e sidomos gjatë Pandemisë Covid 19, ku KBI ka ndihmuar me qindra familje vushtrriase.

Bashkëpunimi i mirë në mes të Komunës e Bashkësisë Islame është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë, prandaj do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

#selam

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera