Lajme

Tahiri takon ekipin “Kf Llapi”: Kupa në Llap nderon brezat që me shpirt kontribuuan për ekipin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 12 May 2021

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri para finales së Kupës së Kosovës, ka takuar ekipin e “KF Llapi”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se Kupa në Llap nderon brezat, sakrificën e kujtimin për shumë njerëz që me shpirtë e zemër kanë kontribuuar për ekipin.

“Para finales së Kupës së Kosovës, i urova fat ekipit për të cilin rrahin zemrat e tifozërisë llapjane. Ky klub, si vetë emri, ka rrugëtuar pandashëm me Llapin e llapjanët. Me ngjyrat e tij kanë nisur hapat, duke bërë historinë legjenda, Fadil Vokrri, e kanë shtuar krenarinë me Fevzi Ramën, e gjeneratat e arta të futbollistëve. Kupa në Llap, nderon brezat, sakrificën e kujtimin për shumë njerëz që me shpirt e zemër kanë kontribuuar për ekipin që është edhe identitet”, ka shkruar Tahiri.

Para finales së Kupës së Kosovës, i urova fat ekipit për të cilin rrahin zemrat e tifozërisë llapjane.

Ky…

Posted by Besnik Tahiri on Tuesday, May 11, 2021

Të tjera