Lajme

Tahiri: Ta bëjmë së bashku ligjin për mediet e lira

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 11 July 2024

Kuvendi i Kosovës, pas seancës së jashtëzakonshme, që i është kushtuar gjenocidit në Srebrenicë, ka vazhduar seancën plenare, ku u diskutua për pikat e rendit të ditës, mes tyre edhe për prijektligji për mediet e lira.

Në fillim të seancës ka marrë fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Ableard Tahiri, i cili propozoi një mocion procedural, që sipas tij kërkon ndryshimin e rendit të ditës të kësaj seancë.

“Si Grup Parlamentar kërkojmë që përmes një rezolute ta obligojmë Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e tri projektligjeve që ne vlerësojmë që janë në kundërshtim me frymën kushtetuese”, deklaroi Tahiri.

-Advertisement-

Ai shtoi se si opozitë nuk duan që ta kenë betejën politike në këto tri projektligje, teksa tha se së bashku mund ta bëjnë ligjin, sidomos në ligjin cenon fjalën e lirë dhe mediet e lira në vendin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera