Lajme

Tahiri sqaron vrapimin e Haradinajt, e krahason atë me Obamën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 18 January 2018

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka komentuar  vrapimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Tahiri përmës një postimi në “facebook” ka shkruar se Haradinaj nuk e bën këtë për të bërë lajm  por qëllimi i tij ka qenë arritja me kohë në takimin e radhës, transmeton Infokusi.com.

Ai madje ka krahasuar vrapimin e kryeministrit Haradinaj me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

-Advertisement-

Duke bashkangjitur një fotografi të Obamës dhe Haradinajt, Tahiri ka përfunduar se nuk duhet ta shohim si veprim negative.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Tahirit:

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje pas homazheve para shtatores së Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes ka filluar të vrapojë për të shkuar në zyrën e tij.

Edhe ekipi i tij filloj të vrapoj pas, gjë për të cilën Hardinaj u komentua shumë duke marrë edhe shumë kritika./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera