Lajme

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 January 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, është pyetur në lidhje me Asociacionin. Ai tha se kjo nuk është përgjegjës, por kryeministri Kurti.

Ai madje tha se i kanë kërkuar kryeministrit ta dërgojë në kuvend atë marrëveshje në mënyrë që të mund ta rrëzojnë, nëse veç ishte kundër saj.

“Ne si opozitë nuk jemi përgjegjës për t’i dhënë drejtim një çështjeje të tillë. Në këtë rast kryeministri i vendit nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, i kemi thënë nëse je kundër sille në kuvend po e rrëzojmë me vota, ai nuk ka guxim ta bëjë asnjë veprim, ky njeri i papërgjegjshëm duhet të japë drejtim”, ka thënë Tahiri, njofton Klankosova.tv

-Advertisement-

Sipas Tahirit tha se kryeministri Kurti më nuk po flet për njohje reciproke por për një status quo të re.

“Tashmë zoti Kurti e ka sjellë vendin në një pikë që s’po flet më për njohje reciproke por për një status quo të re”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera