Lajme

Tahiri: SHBA për Kosovën është e vetmja adresë e qëndrueshme në rrugëtimin të saj

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 27 September 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po qëndron në SHBA, ku sot ka vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se “SHBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO”.

“Kosova edhe pse shtet i vogël, ka një potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe investimet nga ky shtet dhe nga ShBA-ja janë investime të sigurta”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Pata nderin që në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa, në një fjalë rasti të përshëndes dhe t’iu uroj mirëseardhje mysafirëve nga ky shtet, i cili përgjatë viteve ka pasur një angazhim të madh në Kosovë.

ShBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO.

Kosova edhe pse shtet i vogël, ka një potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe investimet nga ky shtet dhe nga ShBA-ja janë investime të sigurta.

Falënderova Gardën Kombëtare të Ushtrisë Amerikanë që angazhohet në forcimin e Ushtrisë sonë dhe secilin ushtar dhe oficer që ka shërbyer, duke u lutur për shëndetin e familjeve të tyre dhe duke uruar bekimin e ShBA-së dhe miqësisë së Kosovës me Amerikën.

Ritheksova dhe falënderova përfaqësuesit e qeverisë së këtij vendi, që mbi 800 qytetarë të Iowa-s, nga viti 2003 kanë qenë të angazhuar në Kosovë, si në misione civile ashtu edhe në ushtarake. Dhe, mbi të gjitha, kërkova nga ta që angazhimi i tyre të shtohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera