Lajme

Tahiri: SHBA-ja, NATO dhe BE janë bindur që ka ardhur koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 18 August 2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë të  enjten se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, tashmë janë bindur që ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por ajo nuk beson që kjo do të arrihet në takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”.

-Advertisement-

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kurti dhe Vuçiq gjenden në tryezën e Bashkimit Evropian, por pa u përshendetur fillimisht njëri me tjetrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera