Tahiri: S’bëjmë pazare për policinë – VV-ja s’më ka thënë se nëse votohen marrëveshjet ndërkombëtare ata do ta votojnë rezolutën
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 19 October 2023
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish kanë refuzuar ta votojnë rezolutën në përkrahje të Policisë së Kosovës, e cila është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në lidhje me raportimet se VV-ja do ta përkrah rezolutën e PDK-së, nëse opozita i voton marrëveshjet ndërkombëtare, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një prononcim për Klankosova.tv tha se atij s’i është thënë asnjëherë një gjë e tillë.
“Ne nuk bëjmë pazare me Policinë e Kosovës. Ne refuzojmë që të bëjmë pazare për mbështetjen e policisë, ku ne kërkojmë shtesat e rrezikshmërisë, sigurim shëndetësor që nga janari i vitit të ardhshëm dhe pensionim të parakohshëm”.
“Mua, si kryetar i grupit parlamentar të PDK-së asnjëherë s’më është thënë se në rast se ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë VV-ja do ta votojë rezolutën. Por, po e përsëris, ne nuk bëjmë pazare sa i përket Policisë së Kosovës”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se që nga propozimi i kësaj rezolutë, PDK-ja s’ka pasur asnjë sinjal nga Lëvizja Vetëvendojse se ata do ta votojnë rezolutën e cila do ta përkrahte Policinë e Kosovës.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...