Tahiri: “Rritja” e paralajmëruar e pagave nga qeveria, nuk i mbulon dështimet në ekonomi
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 29 October 2024
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se rritja e fundit e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës.
Në një postim në Facebook, ai ka përmendur kohën kur Bedri Hamza, tani kandidat për kryeministër i PDK-së, ka qenë ministër i Financave, në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, atëherë.
““Rritja” e paralajmëruar e pagave nga qeveria në shkuarje, nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës. Kjo rritje e premtuar është tejet e vogël për të sanuar sado pak nivelin e varfërisë së ekonomive familjare i cili është rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve, çmimit të energjisë elektrike, rritjes së tatimit në pronë dhe politikave të gabuara që kjo qeveri i ka miratuar”.
“Ndërkaq, në kohën kur financat e shtetit i menaxhonte Bedri Hamza, asokohe ministër financash, ne pak muaj Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i rriti pagat e mjekëve 87%, të arsimtarëve 89% pagat e infermierëve 133%, pagat e policëve 139% dhe të gjitha kategorive të tjera shoqërore”.
“Në të njëjtën kohë, pa marrë asnjë cent borxh, kemi ndërtuar dy autostrada që kanë transformuar vendin, kemi sjellë investitorë të mëdhenj në aeroport dhe energjetikë dhe kemi zvogëluar papunësinë për 30%. Këto nuk janë statistika propagandistike. Të gjithë qytetarët i mbajnë ne mend rritjet e pagave nga Bedri Hamza, në qeveritë e udhëhequra nga Kryeministri Thaçi. Koha e premtimeve të kësaj qeverie në shkuarje ka kaluar. Koha e përparimit dhe ndryshimit po vjen me 9 shkurt”, ka thënë Tahiri.
Të tjera
-
Lista Serbe acarohet me Gërvallën në OKB: E fiksuar ndaj Radoiçiqit, falë tij e zgjodhët presidenten
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Sch...
-
Bajrami për Mimoza Kusarin: Ka shëtitur në krejt partitë, s’ka kredibilitet
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për shefen e grupit parlamentar ...
-
Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra
Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i ës...
-
Rukiqi: LDK-ja synon 5% rritje ekonomike përmes investimeve
Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shpalosur synimet për rritjen ekonomike t...
-
Raporti i BE-së për Kosovën, Krasniqi: Kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropia...
-
Britania në Këshillin e Sigurimit: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta, Serbia të luajë rol konstruktiv
Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shpreh...
-
Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekzekutivi kosovar do ...
-
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen, në të cilën ka miratu...
-
Moti për javën e ardhshme kthjellime, por më ftohtë, minimalet zbresin nën 0C
Mendimi për motin – 30.10.2024 – Trendet javore Kushte të qëndrueshme atmo...
-
Kurti pranon “Raportin për Kosovën ”, thotë se Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Shefin e Zyrës s...
-
Nisma mbledh Kryesinë, Limaj: Bashkë më të fuqishëm ti japim Kosovës të ardhmen që meriton
Në një takim të rëndësishëm me kryesinë e NISMA-s Socialdemokrate, kryetari i...
-
Gërvalla e cilësoi “politikan të shquar”, Kurti brenda një viti Ivanoviqin e bëri hero e kriminel
Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të ...