Lajme

Tahiri reagon për djeg*en e flamurit të Kosovës në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 26 February 2024

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan.

Tahiri në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky veprim kaloi me vëzhgim të Qeverisë.

“Sovran me fjalë, vëzhgues në sovranitetin e sigurisë – djegia e flamurit te Kosovës në veri kaloi me vëzhgim të qeverisë”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Të shtunën persona të panjohur i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës në komunën e Zveçanit.

Ndërkohë, KFOR ka bërë të ditur se gjendja në Zveçan është stabilizuar.

“Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera