Tahiri: Raporti i DASH,shqetësues
Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 14 March 2019
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Kosovë (2018), ka shprehur përkushtimin e tij për të adresuar të gjeturat në raport që bien nën kompetencën e ministrisë që ai drejton, shkruan inFokus.
Ai ka deklaruar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe performanca e identifikuar si e mangët nga ana e institucioneve të Kosovës, duhet të shërbejë si alarm për të bërë akoma më shumë në luftimin e këtyre dukurive.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Si ministër i Drejtësisë dhe përgjegjës për hartimin e politikave publike që fuqizojnë sundimin e ligjit në të gjithë komponentët e tij, përfshirë edhe çështjet e të drejtave të njeriut, konsideroj se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit paraqet një masë reflektimi për institucionet tona, për të kuptuar progresin por mbi të gjitha, për t’i kushtuar vëmendje të thellë vërejtjeve që janë reflektuar në të gjeturat e këtij raporti.
Përgjatë këtij mandati si Ministër i Drejtësisë së bashku edhe me institucionet tjera të sektorit të sundimit të ligjit, jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që me përkushtim të avancojmë politikat tona legjislative që mundësojnë sundim efikas të ligjit, konsolidim të pushtetit të pavarur të gjyqësorit dhe luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, angazhim i cili është reflektuar në reformimin e drejtësisë penale, pakos së ligjeve të gjyqësorit dhe pakos së ligjeve kundër korrupsionit.
Për të bërë të mundur këtë angazhim legjitim për zbatimin e ligjit, jemi angazhuar po ashtu për të shtuar kapacitetet në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial.
Kemi trajtuar me kujdes edhe përgjegjësitë tona në raport me çështjet që paraqesin kërcenim global, siç është terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, masa të cilat janë reflektuar në Kodin e ri Penal, Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së përfituar me vepër penale, ligjet tjera komplimentare të fuqizimit të gjyqësorit dhe në tashmë draft Kodin e Procedurës Penale.
Kemi trajtuar edhe çështjen e integritetit të zyrtarëve publik, përmes masave të reja në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe jemi afër përmbylljes së draft ligjeve që rregullojnë aspektet e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik dhe mandatit të qartë të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
I kemi kushtuar vëmendje edhe praktikës së përditshme të zbatimit të ligjit nga agjencitë ligjzbatuese përmes masave të parapara me agjendën ‘Drejtësia 2020” dhe Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Përballë të gjitha përpjekjeve tona, ka ende rezistencë për sundimin e ligjit në mënyrë efikase.
Vërejtjet e Departamentit Amerikan të Shtetit që janë ballafaqim real me gjendjen në të cilën jemi aktualisht i kam marrë me shqetësim të madh dhe si Ministër i Drejtësisë, brenda mandatit tim ligjor dhe institucional, do t’i adresoj në të gjitha drejtimet.
Korrupsioni, krimi i organizuar dhe performanca e identifikuar si e mangët nga ana e institucioneve tona, duhet të na shërbejnë si alarm për të bërë akoma më shumë në luftimin e këtyre dukurive.
Do të vazhdoj të mbetem i përkushtuar që përpjekjet tona për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mos rreshtin për asnjë çast dhe që pritjet tona qytetare si dhe përmbushja e përgjegjësive tona shtetërore e institucionale, ta ndryshojnë rangimin tonë, ashtu siç e duam vendin tonë dhe të ardhmen prosperuese të tij.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...