Lajme

Tahiri-Qeverisë: S’keni konsensus për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, a po e shihni që s’po dini

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 26 April 2021

Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se në Komisionin për Legjislacion kanë pasur një debat përmbajtjesor për shqyrtimin e parë të këtij projektligji, i cili e mundëson gjykimin në mungesë.

Sipas tij, nuk ka konsensus brenda Qeverisë, pasi që njëherë u është kërkuar vota për procedurë të përshpejtuar e pastaj për procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Ne kemi pas një debat shumë përmbajtjesor në Komisionin për Legjislacion, për shqyrtimin e parë të projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Procedurës Penale. Kjo e ndihmon të drejtën dhe të vërtetën e luftës së UCCK, duke e mundësuar gjykimin në mungesë. Por ne vim në një situatë kur ndërlidhet edhe një temë tjetër që është shumë e dhimbshme për qytetarët, por që nuk është diskutuar në komision e as në kryesi të parlamentit. Njëherë e kërkoni votën për një procedurë të përshpejtuar, pastaj për një procedurë të rregullt. A po e shihni se nuk po dini e nuk keni konsensus as brenda”, ka shtuar ai.

Tahiri ka thënë se ata do të votojnë përshpejtimin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera