Lajme

Tahiri: Qeverisë nuk po i bëhet vonë që agjenda parlamentare është bllokuar

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 22 May 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeverisë së Kosovës nuk po i bëhet vonë që agjenda parlamentare është e bllokuar.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, potencoi se po të kishte sipas tij një qeveri më efektive, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte në punën e Qeverisë.

“Kemi një qeverisje, që vetëm qeverisje nuk mund ta quajmë. Sepse sikur të kemi një qeveri më efektive, sikur të kishim një kryeministër më efektiv, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte jashtëzakonshëm shumë në punën e Qeverisë. pra fakti që kryeministri nuk i bën përshtypje fare, që agjenda parlamentare kësaj qeverie nuk i bën përshtypje fare që agjenda parlamentare është e bllokuar ju mund të imagjinoni se në çfarë situate e kemi qeverisjen në vend. Atyre s’ju ec asnjë projekt, as në çështjet e arsimit, ekonomia buzë kolapsit, e kemi një bllokadë të madhe që Qeverisë nuk po i bëhet vonë fare”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera