Lajme

Tahiri: Qeveria s’po avokon për Fondin e Sigurisë për FSK-në

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 19 May 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po avokon për Fondin e Sigurisë për FSK-në.

Në debatin parlamentar për gjendjen e sigurisë, Tahiri tha se dështimi i këtij fondi është edhe dështim i qytetarëve.

“Nëse e keni vendos Fondin e Sigurisë vetëm sa për ta bërë dhe jo për ta argumentuar, unë them se ju do të dështoni. E dështimi i fondit nuk është dështim i juaji personal dhe as i Qeverisë Kurti, por është fond dhe dështim i kontributit të qytetarëve për të pasur kontraktime më të mëdha. E shoh si një dështim shumë të madh, këtë pjesë të avokimit që e bën qeveria”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera