Lajme

Tahiri: Qeveria nuk komunikon me sindikalistët, po i lë fëmijët jashtë shkolle

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 07 September 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveri po i ikë komunikimit me sindikalistët, duke zgjedhur që t’i lë fëmijët jashtë shkollave.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografi para shkollës së fëmijëve të tij, shkollës “Xhemail Mustafa”, ai ka thënë se duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar që t’i injorosh kërkesat legjitime të sindikalistëve.

“Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave

T’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore.

Kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti!

P.S. Foto e bërë para shkollës së dy djemve të mi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera