Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti e pakoordinuar nga brenda, as nuk menaxhon e as nuk qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 28 August 2023

Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se do të jetë vit kaotik shkollor.

Sipas tij me vendimin e fundit nga MASHT do të ketë demotivon për mësimdhënësit, prindërit e fëmijët.

“Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh”, ka shkruar ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve.

Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera.

E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh.

Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje

Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera