Tahiri: Qeveria i jep drejtim reformës së administratës publike
Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 03 September 2018
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi i Qeverisë për miratimin e pakos së Ligjeve të Administratës Publike, hap një kapitull të ri për administratën shtetërore duke vendosur qartë hierarkinë, strukturën dhe organizimin e administratës.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “tashmë kur ky proces ka marrë drejtim, pas mbështetjes së ekspertëve nga Bashkimi Evropian dhe pas një procesi të gjerë konsultues me akterë, mund të konstatohet se Kosova ka vendosur themele të qëndrueshme të funksionimit të administratës publike”
Postimi i plotë:
Qeveria i jep drejtim reformës së administratës publike!
Pas një procesi të stër-zgjatur të nisur në vitin 2012, Qeveria miraton pakon e Ligjeve të Administratës Publike.
Pavarësisht vështirësive, ky proces hap një kapitull të ri për administratën shtetërore duke vendosur qartë hierarkinë, strukturën dhe organizimin e administratës. Përkundër sfidave, procesi është detyrë e përmbushur në agjendën e reformave evropiane që i ka Kosova karshi integrimit.
Është e qartë se pas pothuajse 20 vite të rregullimit të pjesshëm në këtë fushë, në proces të jenë shfaqur mangësi. Megjithatë, ka qenë e pakuptueshme që korpusi i administratës publike të funksionojë pa ligjet e saj bazike. Deri në këtë fazë, administrata publike pothuajse është ndërtuar dhe ka funksionuar në mënyrë ad-hoc, me mungesë qartësie për llogaridhënie dhe mbikëqyrje.
Tashmë kur ky proces ka marrë drejtim, pas mbështetjes së ekspertëve nga Bashkimi Evropian dhe pas një procesi të gjerë konsultues me akterë, mund të konstatohet se Kosova ka vendosur themele të qëndrueshme të funksionimit të administratës publike.
Duhet theksuar se sikurse çdo proces reformues, edhe ky në administratën publike mund të ketë mangësitë e veta, por e rëndësishme është të vendosen korniza që në vazhdimësi japin mundësi për përmirësim. Procesi është bërë edhe më sfidues duke pasur parasysh se kjo pako ka pasur shtrirje të gjerë. Përgjatë gjithë procesit është dashur të synohet funksionaliteti i administratës, por njëkohësisht të ketë kujdes me korniza buxhetore.
Jam i vetëdijshëm se jo të gjitha kategoritë është arritur të akomodohen më së miri, me theks të veçantë korpusi i profesionistëve dhe shërbyesve që kanë detyra specifike e përgjegjësi horizontale. Megjithatë, mbetet detyrë që në proces të adresohen disa nga këto mangësi. Po ashtu, i tëri ky si proces ka synuar barazinë në mes të pagës dhe detyrave. Pavarësisht eliminimit të mangësive, mbetet ende për tu bërë në këtë proces.
Miratimi i kornizës ligjore është vetëm pjesa e parë e vështirë e procesit të reformës. Pjesa tjetër ndërlidhet direkt me funksionalitetin e plotë të administratës për ta kthyer atë në shërbim të qytetarit, zhvillimit dhe synimeve të përbashkëta integruese.
Përgjatë gjithë procesit, kam qenë i përkushtuar që të siguroj mbështetje politike, konsensus, njëherësh të pasqyroj domosdoshmërinë për këtë reformë. Është e qartë se një proces kaq i madh ti ketë edhe skeptikët, por edhe kritikuesit. Për të dyja palët kam prezantuar jo vetëm nevojën, por para së gjithash kushtin që kemi pasur përballë për ta bërë këtë reformë.
Para së gjithash, në nivel të koordinimit kam qenë një zë që kam mbrojtur dhe prezantuar punën e një korpusi të madh profesionistësh të përfshirë direkt në proces, që pa mëdyshje administrata publike ka shumë të tillë përbrenda. Por, administrata me domosdoshmëri duhet të rigjenerohet me energji, dije dhe profesionalizëm në vazhdimësi nga jashtë.
Pres që debati në Komisionet funksionale ti ndihmojë këtij procesi duke treguar kujdes për detyrat si vend dhe shoqëri, njëherësh respekt për punën e të gjithë atyre profesionistëve. Pres nga Kuvendi që diskursin partiak ta orientojë në debat profesional, duke dhënë kontribut në mënyrë që procesi të përmbyllet me një reformë të thellë dhe serioze në këtë fushë.
Administrata publike është motori i proceseve, pavarësisht platformave politike që do të qeverisin. Procesi i reformës nuk do të mund të bëhet i plotë pa transparencë, llogaridhënie dhe kontroll. Për këtë, roli i medias dhe shoqërisë civile është i domosdoshëm. Ndërkaq, synimi mund të vlerësohet se është arritur vetëm atëherë kur në plotni ti kemi kthyer meritokracinë konkursit publik dhe besimin e qytetarëve në administratë.
Të tjera
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...