Lajme

Tahiri: Qeveria e Kosovës i shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci e karrierë profesionale

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 20 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se amendamentet e propozuara në Komisionin për Administratë, sot u refuzuan nga Qeveria e Kosovës dhe kësisoj u shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale.

Ai përmes një reagimi në “Facebook”, ka treguar se cilat ishin propozimet e tij në Komision, shkruan Gazeta Infokus.

“Propozimet ishin konkrete: Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi”, ka Tahiri./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera