Lajme

Tahiri pyet Sejdiun në cilin gjyq do ta padisë Ganen: Aty ku të ka punuar nëna deri më 1999?

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 13 July 2017

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, e ka goditur sot sërish Dardan Sejdiun dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Duke u tallur me deklaratën e Sejdiut, se do ta padisë deputeten Ganimete Musliu për shpifje, Tahiri ka shkruar se ai me gjithë qejf do ta padiste Ganen në gjyqin ku i ka punuar nëna deri më 1999.

“Nëse mbrëmë e kishte fjalën për padi, se kinse ka fyer ndonjë kolege të Danica Marinkoviqit (kjo e fundit kriminele e njohur e gjyqësisë serbe në regjimin e Millosheviqit, si dhe kolege pune e nënës së Dardan Sejdiut) dhe ka njollosur gjyqësinë serbe të asaj kohe, atëherë për Dardanin padyshim se ky do të jetë një gjyq i fituar dhe interesant!”, është shprehur Tahiri.

Ky është status i plotë i tij:

-Advertisement-

Patriotët e “bashkimit kombëtar po i njohin gjyqet. Kjo është shenjë e mirë. Por, vetëm ju ka mbetur ta sqarojnë edhe cilat gjyqe i preferojnë?! Dardan Sejdiu me gjithë qejf do ta padiste Ganen në gjyqin ku i ka punuar nëna deri më 1999. Nëse mbrëmë e kishte fjalën për padi, se kinse ka fyer ndonjë kolege të Danica Marinkoviqit (kjo e fundit kriminele e njohur e gjyqësisë serbe në regjimin e Millosheviqit, si dhe kolege pune e nënës së Dardan Sejdiut) dhe ka njollosur gjyqësinë serbe të asaj kohe, atëherë për Dardanin padyshim se ky do të jetë një gjyq i fituar dhe interesant!

Ndërsa, interesante, jo vetëm për Ganen, por edhe për mua është si u bë që të gjithë bijtë dhe bijat e “vërteta” të bashkimit kombëtar kanë arritur të gjejnë çerdhe në Vetëvendosje – kjo vërtetë është për t’u çuditur. A mund të ketë ndërlidhje kjo trashëgimi e lidershipit të ri të Vetëvendosjes me vetë qëndrimin e saj për të mos njohur shtetin, flamurin dhe organet e gjyqësisë së Kosovës, që i refuzonin gjithmonë, përveç kolegëve të kohës së “artë” të nënës së Dardanit nga gjyqet e Millosheviqit.

Si nëna e Dardanit që ka punuar deri më 1999 në organet serbe të “drejtësisë” janë ende edhe shumë mbetje në sistemin tonë të drejtësisë!

Ndoshta aty po i mbajnë shpresat Vetëvendosje dhe Dardani në padinë e tyre. Edhe ashtu, soji i tyre i kanë shërbyer Vetëvendosjes me shumë devotshmëri deri më sot!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera