Lajme

Tahiri: Pushtetari Kurti s’ka konsideratë për gjendjen e rënduar të popullit, se votuan dy herë Trust-in

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 19 January 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti dhe pozitën pasi Projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk kaloi në Kuvend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Fcaebook”, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dy herë e ktheu mbrapsht kërkesën e popullit dhe siç thotë ai pushtetari, Albin Kurti, s’ka konsideratë për gjendjen e rënduar të popullit.

“Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera