Lajme

Tahiri publikon pamje nga aksioni i “kapelave”: Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti.

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 16 October 2024

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka ndarë fotografi në “Facebook”, nga aksioni që kanë zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës, duke vendosur kapele në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se “Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti”

“As sot, pushteti nuk erdhi në Kuvend për t’u ballafaquar me aferat ku janë përfshirë. Kanë vendosur të fshihen pas kapeleve. Por pas tyre nuk do të mund të fshihen gjatë. Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti”, ka shkruar Tahiri në një postim në “Facebook”.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera