Lajme

Tahiri: Presidentja po kërkon statutin e Asociacionit, kryeministri po thotë se të tjerët e kanë bërë – e pabesueshme

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 02 May 2023
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit, Albin Kurti, mbi çështjen e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kërkesat e ndryshme të Kurtit dhe Osmanit tregojnë mos-koordinim institucional përpara takimit në Bruksel.

“Presidentja kerkon statutin, Kryeministri thote e kane bere tjeret?! Ky komunikim publik mes tyre shperfaq moskoordinimin mes institucioneve kryesore te shtetit ne nje kohe kur bisedimet sot me Serbine ne Bruksel po behen per statutin e asociacionit! E pabesueshme por e vertete e hidhur!”, ka shkruar ish-kryenegociatorja Tahiri.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Fito Hyundai i10 me SPAR!

Të tjera