Lajme

Tahiri poston foto me ambasadorin Walker: Ishte shefi im i parë

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 21 September 2022

Besnik Tahiri i AAK-së, ka postuar një fotografi krahë ambasadorit William Walker.

Tahiri takoi ambasadorin në Washington ku është duke qëndruar tash e disa ditë

Tahiri e cilëson Walkerin si një njeri që i dha shpresë dhe besim luftës dhe lirisë tonë, teksa cek faktin që e kishte shef të parë.

Postimi i plotë:

Vizitën time në Washington e përmbylla me një darkë të shkëlqyeshme me njeriun që i dha shpresë dhe besim luftës dhe lirisë tonë, Ambasadorin William Walker.

Walker ishte shefi im i parë. Punën e parë e nisa në organizatën të cilën ai e udhëhiqte. Pa kurajën, sinqeritetin dhe guximin e tij për ta thënë të vërtetën në Reçak, sot vështirë që Kosova do të ishte e lirë.

Si komb, si vend, si shtet dhe institucione i kemi borxh Ambasadorit Walker

Të tjera