Lajme

Tahiri: Plani ynë për arsim është ndërtimi i 7 qerdheve të reja, 2 në qytet e 5 në fshatra

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 05 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit sonte  në  emisionin Debat zgjedhor në RTK live tha se plani për arsim është ndërtimi i 7 qerdheve të reja, 2 në qytet e 5 në fshatra.

“Në këtë mandat kemi ndërtuar 2 qerdhe të reja, do të vazhdojmë me ndërtimin e 7 tjerave në mandatin e radhës, 2 çerdhe do ti ndërtojmë në qytet ndërsa 5 tjera në fshatra”tha Tahiri.

Të tjera