Tahiri: Përzgjedhja e drejtorit të IML do të jetë fer
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 08 March 2018
Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Institutit të Mjekësisë Ligjore do të jetë fer dhe do të zgjidhet ai që i plotëson të gjitha kriteret.
Kështu ka deklaruar i pari i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri pas vizitës që i ka bërë këtij instituti bashkë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Institutit të Mjekësisë Ligjore kishte dështuar dy herë për shkak mos plotësimit të kritereve nga kandidatët.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi të interesuar t’i ngrisim kapacitetet, jam i interesuar si ministër i Drejtësisë të investojmë në kuadro të reja, këtu kemi edhe deficit të kuadrove për shumë arsye. Pra, si ministër i Drejtësisë do të mundohem t’i stimuloj dhe shteti në këtë rast Qeveria e Kosovës do të ndaj edhe bursa për shkollimin e të rinjve tanë që nesër t’i kemi pranë këtij instituti. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tashmë është e involvuar në procesin e rekrutimit të drejtorit të këtij instituti, dy herë na ka dështuar përzgjedhja e drejtorit të ri për shkak të mungesës së mjaftueshme, ashtu siç e kërkon ligji. Ju bëjë thirrje gjithë atyre që i plotësojnë kushtet, në bazë të këtyre kritere që janë të përcaktuara të aplikojnë, sepse do të jetë një proces fer. Do ta zgjedhim atë që i plotëson kushtet, si dhe atë që e konsiderojmë se do të jetë më i miri”, tha ministri Tahiri.
Se do të jetë proces fer, Tahiri tha se e garanton edhe projekti që është i angazhuar nga ambasada e Britanisë së Madhe.
Dështimi i konkursit dy herë për drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell është tregues se Qeveria e Kosovës ka qenë serioze për të gjetur drejtorin më të mirë.
O’Connell ka thënë se është e rëndësishme që ky institut t’i ketë kapacitetet e zhvilluara dhe ekipin e fortë, pasi sipas tij, puna që ky institut bënë është kyçe për Kosovën dhe për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
“Kemi ardhur sot sidomos për të folur për rekrutimin e drejtorit të ri, siç ka thënë ministri procesi dy herë është anuluar, sepse nuk është gjetur kandidat i mjaftueshëm që kanë plotësuar kriteret. Për mua ky nuk është dështim, për mua ky fakt tregon që Qeveria e Kosovës ka qenë serioze për të gjetur drejtorin e mirë nga një fushë e gjerë e kandidatëve. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për këtë institucion, por gjithashtu për përparimin në Kosovë që rekrutimet duhet të bëhet në bazë të meritave. Unë nuk mund të garantoj që gjithçka do të jetë fer ose transparente, por unë them diçka që fakti që është përsëritur dy herë tregon që ka një vullnet për të gjetur njerëz të mirë dhe unë inkurajoj të gjithë që janë të kualifikuar të aplikojnë. Mendoj se tash është e qartë se ky proces nuk do të zhvillohet me të njohshëm ose me njerëz me lidhje politike, familjare, por vetëm në bazë t ë meritës”, tha ambasadori O’Connell.
Ndërsa, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou ka vlerësuar iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ngritjen e kapaciteteve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Do doja ta falënderoj ministrin për përkushtimin dhe iniciativën për të ngritur kapacitetet e këtij instituti, pasi që EULEX-i është duket u tërhequr gradualisht, ne jemi duke kërkuar një partner i cili është i besueshëm (kredibil) dhe shumë i aftë (kompetent) në mënyrë që të mund t’ia dorëzojmë aktivitetet tona dhe të punojmë me ta”, tha ajo.
Kurse, drejtori aktual i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, shprehi mirënjohje për intervenimet e shpejta të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, në përkushtimin e tij për të ndihmuar dhe për t’i dhënë kahje të duhur Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Ai shprehi mirënjohjen e tij edhe për Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe EULEX-in, për të cilët tha se kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mbështetës të institutit.
“Unë jam i kënaqur me ndërhyrjet e shpejta të ministrit, i cili është interesuar që ky institut të merr kahjen e duhur. Normalisht, Ligji i Mjekësisë Ligjore, i cili kalon edhe në Agjencion, filloi implementimin e tij me zgjedhjen e drejtorit në këtë pozitë. Gjithashtu përveç vizitës, Ambasada e Anglisë, qe 2-3 vite është shumë aktive dhe na ka dalë në ndihmë në shumë procese, sidomos edhe për bartjen e databazës nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në pronësi të Institutit të Mjekësisë ligjore”, tha ai.
Mes tjerash, Gërxhaliu bëri të ditur se janë duke pritur edhe certifikimin e dy antropologëve, teksa falënderoi edhe EULEX-in, për të cilët tha se gjithmonë i kanë pasur në krah
Të tjera
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...