Lajme

Tahiri për vendimin e ri të ARBK-së ndaj Klan Kosovës: Tendencë e pushtetit për ta disiplinuar një medium

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 22 June 2023

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me vendimin e ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, janë shpërfaqur tri të vërteta.

Sipas Tahirit, e vërteta e parë është ajo që u shpërfaq tendenca që nëpërmjet procedurave administrative të provohet disiplinimi i një mediumi nga ana e pushtetit.

“E dyta, u dëshmua përsëri se Kosova ka personalitete me integritet të lartë e të guximshëm, që nuk i dorëzojnë bindjet e tyre as edhe pushtetit që i kanë dhënë mbështetje”.

-Advertisement-

“E treta, se dëmi më i madh këtij kryeministri e kësaj qeverie i vjen nga brenda, kabinetet e ministrat e papjekur e mendjelehtë”, tha Tahiri.

Tutje, ai tha se në çdo institucion, shpesh edhe siç e quajti ai, papjekurinë politike të shumicës aktuale në kuvend, karshi mediave e kanë lënë për debate të brendshme, por sipas tij, kjo tashmë është bërë njollë e rëndë për vendin.

“Si anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i kundërshtoj këto veprime. I bëj thirrje organeve vendimmarrëse që t’i ndalin këto tendeca që po rrezikojnë të kthehen në praktikë, që median e të gjithë mendimin ndryshe ta ngufasin me presion politik, mbështjellur me procedura administrative. Lëreni që drejtësia ta thotë fjalën e vet”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera