Lajme

Tahiri për tubimin e AAK në Mitrovicë: S’mund të flasim për këtë qytet, pa e përmendur faktin se Haradinaj e bëri Trepçën me status

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 24 January 2025
Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për tubimin që partia e tij ka mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës.

Tahiri ka thënë se ky qytet e njerëzit e Mitrovicës e kanë bartur dhe bartin ende peshën e lirisë së Kosovës.

Ai gjithashtu ka kujtuar faktin se ka qenë Ramush Haradinaj që si kryeministër e ka bërë Trepçën me status, që të jetë gjithmonë e Kosovës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Në Mitrovicë sa herë që jemi, rikthehemi në kontributin e këtij qyteti për Kosovën.

Ky vend e këta njerëz, kanë bartur, e bartin ende peshën e lirisë së Kosovës.  Përtej fjalëve, është mision, që këtij qyteti, t’i japim zhvillim, e këtyre njerëzve t’u kthehemi me mirënjohje, vështirësitë që kanë bartur rrugës.

Nuk mund të flasim për Mitrovicën, pa folur për faktet e vendimet e mëdha që ka marrë, Ramush Haradinaj, sikur ai që Trepçën e bëri me status, që të jetë përjetë e Kosovës.

Kthimi i një kidershipi të fortë, që e bënë Kosovën fituese, e përmë tepër, Mitrovicën qoftë me investime, ashtu edhe me hapjen e zhvillimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera