Lajme

Tahiri për shkarkimin e Bordit të SHKUK-së: Kurti zëvendësoi Ramadanin me militantë të shkretë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 29 March 2020

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas shkarkimit të Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.

Tahiri tha se Albin Kurti dhe qeverisa në ikje po e luftojnë pandeminë me shkarkime të njerëzve të cilët Idalin zot punës së tyre duke i zëvendësuar me militantë të shkretë, shkruan gazeta inFokus.

Ai e vendimin e djeshëm të Kurtit, e quan të ultë, hakmarrës, të dëmshëm, qëllimkeq, me të gjitha tiparet që i mbanë vetë vendimmarrësi i tij./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është reagimi i tij i plotë:

Shkarkimi i Bordit të QKUK-së dhe veçmas njeriut që i doli zot punës së vet si një profesionist i vërtetë, z. Naser Ramadani, pikërisht në kohën kur pandemia po përhapet e po rritet, është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje.

Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë z. Ramadani, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë.

Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet.

I pa këndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetës, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri. Vendimi i djeshëm i Albin Kurtit, është vendim aq i ultë, hakmarrës, i dëmshëm, qëllimkeq, i pavend, i paarsyeshëm e absurd, me të gjitha tiparet që i mbanë vetë vendimmarrësi i tij.

Prandaj për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera