Lajme

Tahiri për Qeverinë Kurti: Qëllimi i tyre është delegjitimimi i kërkesave të Policisë së Kosovës, nuk ia dalin

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 02 November 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar sot reagimet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me protestën e Niësitin Special të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se reagimet e kryeministrit dhe të ministrit, kanë për qëllim delegjitimimin e kërkesave të policisë.

“Paska reaguar edhe kryeministri e edhe ministri ndaj protestës së FIT-it, me të vetmin qëllim delegjitimimin e kërkesave të tyre. Mos harroni se Albini edhe Xhelali gjerë e gjatë, kanë ligjëruar për meritat e tyre dhe të Qeverisë, deri aty ku ka përmendur përmirësimet e kushteve të punës së policëve, sikur të bëhej fjalë për punonjës të administratës publike dhe jo për njerëz, që jeta e të cilëve shpesh u ekpozohet kërcënimit dhe rrezikut maksimal. Diçka që pas ngjarjeve në veri e dinë edhe fëmijët parashkollorë”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se as kryeministri e as ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri tek shuma që ata përmendin.

“Pa fije sinqeriteti Kurti e Sveçla ua përmenin pagën mesatare atyre që protestuan, që sipas tyre, për këtë vit paska arritur shifrën 2200 euro! Kryeministri e ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri te kjo shumë, pra nuk përmendin fare sakrificën e tyre natë e ditë në veri, në kohë me shi, e me stuhi”, ka shtuar ai.

“Pra, kur i duhen pamjet e sukseseve të intervenimeve, dalin me foto e me pamje. Por, kur për një moment e kanë një hall, të njëjtit për të njejtit policë, dalin me një shifër, për të krijuar përshtypjen e rrejshme te qytetarët dhe publiku, që gjoja këta policë kanë pagë relativisht të mirë. Për besë, turp!”, është shprehur Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera