Lajme

Tahiri për Qeverinë Kurti: Pushtet arrogant që e amniston paaftësinë me faktin se i ka fituar zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 12 January 2023

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Abelard Tahiri, ka fajësuar kryeministrin, Albin Kurti për gjendjen sipas tij të mjerueshme në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Tahiri tha se partia e tij është angazhuar aktivisht në parlament mirëpo edhe në aktivitete tjera politike.

Ai e akuzoi qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit, si qeverisje arrogante që siç thotë ai solli Kosovën në “gjendjen më të keqe ndonjëherë”.

-Advertisement-

Sipas Tahirit, qeverisja e kryeministrit ka rezultuar me ikjen e të rinjëve, inflacion dhe pa investime.

Postimi i plotë:

Për Grupin Parlamentar të PDK-së, 2022-ta ishte vit me angazhim parlamentar e politik, në funksion të korrigjimit të pushtetit e ballafaqimit të tij me papërgjegjësinë dhe paaftësinë.

Megjithatë, përkundër konsideratës, reflektimi i pushtetit nuk ka ndodhur në asnjë fushë.

Përkundrazi, Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë më parë që nga çlirimi. Ikje e të rinjve, inflacion dhe thellim në varfëri, pa investime, pa reforma dhe përballë të gjitha këtyre, një pushtet arrogant që e amniston paaftësinë me faktin se i ka fituar zgjedhjet.

Kjo gjendje e papërballueshme për shoqërinë tonë, e bën të domosdoshme një angazhim edhe më të madh politik. Prandaj në vitin 2023, Grupi Parlamentar i PDK-së do të jetë në krye të kësaj domosdoshmërie.

Në takim me kolegët deputetë të PDK-së, diskutuam për temat emergjente që i ka Kosova dhe të cilat, sot janë shqetësim i çdo qytetari, e rreth të cilave Partia Demokratike e Kosovës, nuk do qëndrojë as e heshtur, e as pa alternativë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera