Lajme

Tahiri për Kurtin: E lëshoj bajrakun

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 03 November 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparences në dialog.

Tahiri tha se e gjithë kjo situatë shkon në interes të Serbisë.

“Është për keqardhje që përmes raportimit të vonuar po mësojmë për gjëra që më dashje apo pa dashje Kurti po i bën favor Vuçiqit, duke mos i publikuar detajet e dialogut. Një qasje e tillë e papërgjegjshme nuk do të duhej të kishte kryeministri”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje, Tahiri tha se Kurti me eksperimentet e tij ka bërë që ndërkombëtarët të vendosin sanksione ndaj Kosovës.

“Zajednica nuk kalon, zajednica nuk kalon, e lëshoj bajrakun”, pohoi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera