Lajme

Tahiri për barrikadën afër Merdarës: Dëshmi se Vuçiq po përdorë skenare të kalkuluara për përshkallëzim

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 28 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar për vendosjen e barrikadës për rreth 2 kilometra afër pikëkalimit kufitar në Merdarë në anën e Serbisë.

Tahiri thotë se kjo është dëshmi e radhës që presidenti serb, Aleksander Vuçiq po përdorë skenare të kalkuluara për pëshkallëzim të tensioneve.

“Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdarë, është edhe një dëshmi e radhës që Vuqiç, po përdorë skenarë të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës. Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi”.

-Advertisement-

Mes tjerash, Tahiri ka thënë se rruga duhet të lirohet urgjentisht që bashkatdhetarët të vijnë në shtëpitë e tyre.

“Urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera