Lajme

Tahiri pas raportimit të Kurtit në Kuvend: Ikje spektakulare nga përgjegjësia dhe dështimi në dialog

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 04 November 2023

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas raportimit të djeshëm të kryeministrit Kurti në Kuvend lidhur me dialogun dhe asociacionin.

Tahiri thotë se qytetarët ende presin përgjigje nga Kurti se çka do të fitojë Kosova nga kjo qasje, kur do të largohen sanksionet dhe se si do të bëhet asociacioni.

“Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit nga përgjegjësia dhe dështimi i tij dyvjeçar në dialog. Ai foli për Shkup e Shkodër, veç për temën që ishte thirrur nuk u përgjigj. Në fakt seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së”, shkroi Tahiri në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Sipas deputetit të AAK-së, qytetarët vazhdojnë të presin përgjigje për: çka do të fitojë Kosova nga kjo qasje e qeverisë në dialog dhe a do të bëhet dhe si do të bëhet Asociacioni, kur do të largohen sanksionet dhe cila është perspektiva e vendit për anëtarësim të shpejtë në NATO?.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera