Lajme

Tahiri: PAN-i bllokoi formimin e institucioneve!

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 27 August 2017

Në një intervistë për RTV21 analisti politik Ramush Tahiri thotë se PAN-i është fajtor për bllokimin e krijimit të institucioneve të reja, pasi që nuk po e shfrytëzon të drejtën kushtetuese për t’i propozuar emrat.

Për të dalë nga kjo krizë politike Tahiri thotë se duhet të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse teknike 1-vjeçare me mandat të qartë: ndryshimet në Kushtetutë, reformë zgjedhore, përfundimin e Demarkacionit dhe Asociacionin.

Ai thotë se një qeveri e tillë me mandat njëvjeçar do të ishte një shpëtim nga kjo gjendje aktuale politike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera