Tahiri: Paga e kryeministrit do të zvogëlohet
Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 19 January 2019
Në fund të marsit të këtij viti, Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me Ligjin e ri për Pagat.
Si rezultat i këtij ligji përveç zvogëlimit të numrit të ministrive, pritet t’i zvogëlohet paga edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.
Por, për këtë nuk besojnë partitë opozitare, të cilët i kanë reaguar Haradinajt.
Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, e ka cilësuar deklaratën e Haradinajt si skandaloze.
“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka thënë Aiu.
Ndërkaq, Besnik Tahiri, Këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tendenca me e mohu çështjen e zvogëlimit të pagës së Haradinajt, është tendencë për dezinformim.
Tahiri që njëherë është edhe koordinator nacional për reformën qeveritare, ka thënë se me ligjin e ri për paga, kryeministrit do ti zvogëlohet paga, shkruan Telegrafi.
“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim.” ka shkruar Tahiri.
Mediat kanë raportuar se nëse hyn në fuqi Ligji i ri për Paga ekziston një nen, që e bën të pa prekshëm kryeministrin.
Është pikërisht neni 27 i projektligjit për pagat, i cili siguron që nëse një zyrtar publik pëson ulje të pagës, atij do t’i ofrohen shtesa që e mbulojnë diferencën e pagës.
Ndërkaq, këtë projektligj të pagave po e kundërshtojnë disa sektorë publikë, duke përfshirë arsimin dhe shëndetësinë, të cilët kanë hyrë në greva të përgjithshme, me të vetëm kërkesë ngritjen edhe të pagës së tyre.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...