Lajme

Tahiri: Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 14 July 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet reflektuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias sa i përket Vettingut.

Sipas Tahirit, procesin e Vettingut duhet ta marrë përsiper Kuvendi i Kosovës.
“Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti”, u shpreh ai.

Tutje, Tahiri tha se ligji i prezantuar nga Qeveria bie ndesh me Kushtetutën dhe me konstatimet e Komisionit të Venecias, andaj është e nevojshme që ky ligj t’i sjellet Kuvendit dhe të diskutohet.

-Advertisement-

“Nuk do të kemi koncensus nëse ky proces shtyhet nga vetëm një parti politike”, përfundoi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera