Lajme

Tahiri në Washington DC:Partneriteti dhe miqësia me ShBA janë të shenjta

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 18 September 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka filluar vizitën në Washington DC në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve.
Përmes një postimi në llogarinë e tij nē Facebook, Tahiri ka treguar për rëndësinë e këtij programi në marrëdhëniet me ShBA.

“Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së”, ka shkruar Tahiri:

Postimi i plotë:

Në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve, sot kam filluar vizitën në Washington DC, SHBA. Ky program është instrumenti kryesor i shkëmbimit profesional i Departamentit të Shtetit.

Programi është mundësi e veçantë për njohje e takime si në Departamentin e Shtetit, Mbrojtjes në Senat dhe Kongres dhe vizita në disa shtete.

Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së.

Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin e mirënjohjen për Ambasadën dhe Qeverinë Amerikane, për mundësinë që na është ofruar përmes programit.

Partneriteti dhe miqësia me ShBA janë të shenjta dhe esenciale për avancimin e mëtejmë të vendit tonë!.

 

 

Të tjera