Lajme

Tahiri në tubimin përmbyllës: Bashkë do të shkruajmë historinë, më 17 tetor do të fitojmë me të parën

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 15 October 2021

Një numër shumë i madh i qytetarëve të Vushtrrisë i kanë dhënë përkrahje sonte Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, kandatit të LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri,në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Sheshin “Ahmet Krasniqi”.

Në tubimin përmbylllës , Xhafer Tahiri ka shpalosu programin e tij duke u zotuar për projetete e mëdhaja konkrete për Vushtrrinë dhe i ka ftuar qytetarët ti bashkohen e tē marshojnë rrugës së historisë së Vushtrrise.

“Ju ftoj të gjithë bashkë të marshojmë rrugës së historisë së Vushtrrisë deri te Shtëpia e Kulturës dhe kësisoj të përfundojmë një fushatë shembulllore që aktivistët e LDK-së dhe lista më e mirë për asamble komunale në histori të Vushtrrisë. Bashkë do të shkruajmë historin dhe me 17 tetor do të fitojmë me të parën. Shkojmë bashkë në këtë marshim të fitores” ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera