Lajme

Tahiri: Në mandatin tim 2021-2025 Podujeva do të bëhet me treg modern

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 08 May 2021

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri njëherësh edhe kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook bëri të ditur planet e tij për Podujeven në mandatin 2021-2025.

Tahiri tha se janë disa pyetje që u duhet një përgjigje, pyetjet janë se çfarë e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap dhe se cila është formula më e suksesshme.

Tutje ai tha se ky qytet në historinë e vet ka pasur punëtorë të tregtisë së vogël, mesme, prodhues të vogël dhe mesëm dhe se ata duhet të kenë vendin e tyre ku mund të plasojnë produktet e tyre, duke thënë se sot është e pamjaftueshme dhe e padinjitetshme dhe hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm.

-Advertisement-

“Çka e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap? Cila është formula më e suksesshme? Janë pyetje të cilave duhet dhënë përgjigje në mandatin 2021-2025. Ky qytet, që në historinë e vet ka pasur dhe ka punëtorë të tregtisë së vogël dhe mesme, prodhues të vogël dhe të mesëm, duhet ta kenë vendin ku ta plasojnë produktin e tyre. Ajo si është sot, është e pamjaftueshme, është e pa dinjitetshme dhe është hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm.”

“Në mandatin 2021-2025, një hapësirë, treg modern, i cili do të bëhet adresë e prodhuesve llapjanë të bujqësisë, blegtorisë, mirëpo edhe të artizanateve dhe produkteve tjera, duhet të jetë bazamenti i një adrese për zhvillim ekonomik lokal dhe për punësim. Duhet të punohet që produkti që prodhohet në Llap, të plasohet në kryeqytet, në gjithandej Kosovën, në Shqipëri, e pse jo në Kroaci dhe vende të BE-së.”

Tahiri tha se detyrë e kryetarit të komunës është që të kujdeset për të gjithë njësoj dhe se këtë do t’a bëjë ai.

“Është detyrë e kryetarit të Komunës që të kujdeset për të gjithë barabar, të kujdeset që pjesa e derdhur në ara e fusha, në bujqësi e blegtori, në artizanat e kulturë, të plasohet në formën më të dinjitetshme dhe moderne. Këtë do ta bëjë!”, shkroi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera