Tahiri në KiE: S’do të lejojmë regjimin serb që përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 25 January 2023
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku të drejtë fjale pati edhe Kosova.
Deputeti nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve të Këshillit të Evropës dhe se pret që bëhet anëtarja e 47-të e KiE-së, njofton Klan Kosova.
Tutje, ai ka thënë se regjimi i Serbisë nuk do të lejohet që përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë Kosovën.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve të Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunuar në këtë drejtim edhe pse nuk kemi qenë anëtare. Ne po presim të jemi vendi anëtar i 47-të i KiE-së”.
Deputeti Tahiri ka theksuar se Qeveria e Kosovës, duke përfshirë partitë opozitare, plotësisht e mbështesin dialogun me Serbinë.
“Qeveria e Kosovë ka marrë rol legal për t’i parandaluar targat ilegale të lëshuara nga Serbia, si pasojë ata kanë vendosur barrikada, kanë sulmuar KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës”.
“Pse na nevojiten tensione vetëm 40 kilometra larg kryeqytetin tonë?. Ne kemi pasur një luftë të tmerrshme, the falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës së NATO-s e BE-së kemi arritur fitoren. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për mbështetjen që na e ofroi BE-ja”.
“Ne e dimë se si është te jesh minoritet dhe nuk frikohemi nga pakicat serbe, por ne nuk do ta lejojmë regjimin serb që përmes ndikimit rus dhe përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë vendin tonë”.
Ai po ashtu ka shtuar se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane.
Kujtojmë se së fundmi janë shfaqur mbishkrime “WAGNER” nëpër disa zona të veriut të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka hapur rast dhe është duke e hetur një gjë të tillë.

Të tjera
-
Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik
Analisti Shenoll Muharremi, e ka komentuar interpretimin e vendimit të Gjykat...
-
Sul*moi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Klinë
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar...
-
52 aksidente për një ditë në Kosovë, një me fatalitet
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku. Sipa...
-
Sot tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen të dielën në përpjekjen e 38 për konstituimin e Kuve...
-
Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj
Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj. Lajmin në polici e ka raportuar në...
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...