Lajme

Tahiri në Jordani, diskuton për reformat në sistemin e qeverisjes rajonale dhe komunale

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 15 December 2019

Në kuadër të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar për qeverisje dhe zhvillim ndërkombëtar, Besnik Tahiri ka ofruar këshilldhënie për Qeverinë dhe Parlamentin e Mbretërisë së Jordanisë.

Ai ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook” se në ditën e parë ka takuar Ministrin për Çështjet Politike dhe Parlamentare, Musa Maaytah dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ali Ibrahim Alkhaëaldeh, shkruan gazeta inFokus.

Ai tha se çështje kyçe për trajtim ishin reformat në sistemin e qeverisjes rajonale dhe komunale, zhvillimi ekonomik lokal dhe llogaridhënia strukturore institucionale

-Advertisement-

“Në kuadër të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar për qeverisje dhe zhvillim ndërkombëtar jam duke ofruar këshilldhënie për Qeverinë dhe Parlamentin e Mbretërisë së Jordanisë.

Në ditën e parë takova Ministrin për Çështjet Politike dhe Parlamentare, Musa Maaytah dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Dr. Ali Ibrahim Alkhaëaldeh.

Çështje kyçe për trajtim ishin reformat në sistemin e qeverisjes rajonale dhe komunale, zhvillimi ekonomik lokal dhe llogaridhënia strukturore institucionale.

Një temë e veçantë ishte Ligji i ri që po shkon në Parlament dhe ku amandamendet e propozura janë ato që unë i sugjerova para disa vitesh.

Gjatë dy javëve në vazhdim theks të veçantë do ti vë prespektives së ndërtimit të sistemeve efektive të përfaqësimit politik në administrimin dhe vlerësimin e punëve që kryhen në nivel rajonal dhe komunal si dhe përfaqësimin e asociacioneve profesionale në vendimmarrje”. Ka shkruan tahiri në “Facebook”/Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera