Lajme

Tahiri në Ditën e Çlirimit: Albin Kurti nuk mund ta pastrojë “turpin” e tij me vizita nëpër varrezat e dëshmorëve

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 12 June 2022

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti nuk mund ta pastrojë “turpin” ndaj veteranëve me vizitat e tij nëpër varrezat e dëshmorëve.

“Turpin ndaj veteranëve, Albin Kurti nuk mund ta lajë me vizita nëpër varrezat e dëshmorëve. Liria si ndërgjegje ka qenë pjesë e pandashme e karakterit të popullit tonë përgjatë historisë, ndërsa sot para 23 vitesh, ajo e ka marrë edhe trajtën e realitetit konkret, falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleatëve tanë”, shkroi Tahiri në rrjetin social Facebook.

Tahiri tutje shkroi se qeverisja e udhëhequr nga Albin Kurti është duke u përpjekur ta shkëpus kujtimin e sakrificës së UÇK-së, duke mos i përfshirë veteranët në ligjin e ri që cakton pagën minimale.

-Advertisement-

“Fatkeqësisht, Albin Kurti dhe qeveria e udhëhequr prej tij, me vetëdije të plotë është duke u përpjekur të shkëpusë kujtimin dhe nderimin e kësaj sakrifice. Ai, ka kohë që e ka shpërfillur lavdinë dhe sakrificën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tash që është në pushtet, këtë shpërfillje është duke e manifestuar edhe zyrtarisht. Me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, ai është duke u përpjekur të lëkundë themelet e dinjitetit të këtyre burrave e grave që kanë lënë gjymtyrët nëpër çdo cep të Kosovës, atëkohë kur asaj ia kishin falur edhe jetën, edhe të ardhmen”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera