Lajme

Tahiri: Më urgjente të diskutohej për rrezikshmërinë e policëve, sesa për ligje që po trajtohen nga Kushtetuesja

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 27 July 2023

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për seancat e jashtëzakonshme që sot po mbahen në kuvend, e që një pritet të mbahet edhe në orën 16:00.

Tahiri tha se kuvendit sot i ka thirrë tri seanca të jashtëzakonshme për tri ligje të zakonshme.

“Për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese dhe në historinë e këtij parlamenti është e paprecedentë që të thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese”.

-Advertisement-

“Është e pakuptim. Nuk ka logjikë normale e cila mund t’i jep një arsye që të thirren tri seanca të jashtëzakonshme”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se shumë herë do të ishte më urgjente të diskutohej rrezikshmëria e policëve në veri, sesa të sillen në kuvend ligje që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo tregon për një logjikë ose të paaftë ose seriozisht të mbrapsht”, tha ai.

Kujtojmë se kuvendi ka thirrur seancën e tretë të jashtëzakonshme për sot, që pritet të nisë nga ora 16:00, e që në rend ditë do të jetë vetëm një pikë, ajo për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera