Lajme

Tahiri me fjalë të mëdha për kampionin

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 14 October 2020

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka takuar të mërkurën kampionin e Botës në boks, Haxhi Krasniqi pas kthimit në vendlindje.

Ai falënderoi boksierin Haxhi Krasniqi që sipas tij zgjoi një hero dhe një luftëtar brenda secilit prej shqiptarëve, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot, Haxhi Krasniqi i njohur si Robin Krasniqi është Mbreti krenar i Botës. Faleminderit Robin që zgjove një hero dhe një luftëtar brenda secilit prej nesh. Ju përfaqësoni shqiptarët me modestinë dhe trimërinë tuaj, dhe e bëni kombin tuaj dhe Kosovën krenar dhe të përulur. Emri juaj padyshim është i gravuar në faqen e historisë sonë të lavdishme. Kjo ishte porosia ime në takim me Haxhi Krasniqin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

-Advertisement-

Haxhi Krasniqi është shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera