Lajme

Tahiri me akuza ndaj Albin Kurtit, ka filluar të kap shtetin

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 22 November 2019

Kapja e shtetit nga kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti sipas ministrit në detyrë te drejtësisë, Abelard Tahiri, veç se ka filluar.

E këtë kapje të shtetit sipas Tahirit, Kurti e ka filluar  përmes kapjes së sindikatave, shkruan Gazeta inFokus.

Të gjitha këto akuza ndaj Albin Kurtit, Tahiri i ka hedhur pasi që  të enjten Kurti kishte takuar  sindikatat e vendi.

-Advertisement-

“Që nga themelimi i saj, Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë pretenduar se përfaqësojnë masën kolektive të asaj çfarë është një shoqëri solide. Por tashmë kur pritet ta themelojë qeverinë që do ta drejtojë vetë, z. Kurti u kujdes që në vigjilje të hapave të tij si kryeministër i ardhshëm, të marrë masa për të neutralizuar instrumentin më të fuqishëm të përfaqësimit të nevojave kolektive të punëtorëve, sindikalizmin. Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave””, ka shkruar ai.

Sipas Tahri i gjithë ky takim i Kurtit me sindikalistet ishte për tu blerë paqja.

“Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë. Ai tashmë e di se koha e liturgjisë ka marrë fund dhe koha e përgjegjësisë për të është e kudo ndodhshme. Por ai megjithatë nuk duhet të harrojë se sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit, veçse kundërvënëse ndaj tij për të drejtat e tyre legjitime” ka shkruar ministri ne detyre i drejtësisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera