Lajme

Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 08 December 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron hiç më shumë se një degë e saj politike.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave.

“Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera